Deputeti i CDU i dënon shembjen e Teatrit: A kishin të drejtë ata që votuan kundër negociatave?

Deputeti i CDU, Johann Wadephul ka reaguar i zhgënjyer lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar.

Wadephul, i cili është një nga mbështetësit më të fortë për prespektivën europiane të Shqipërisë, ka dënuar shembjen e Teatrit me nxitim dhe dhunë.

Në reagimin e tij në Twitter, Wadephul ka shtruar pyetjen, nëse kishin të drejtë shtetet që votuan kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë?

“Si një mbështetës i fortë i perspektivës europiane të Shqipërisë. Prishja e Teatrit Kombëtar, nxitimi dhe dhuna më lanë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po” e tyre për fillimin e negociatave? #demokracia #CivilRritjet“, shkruan ai në Twitter.

Lëkundja e qëndrimit të Wadephul pas shembjes së Teatrit, i vë në rrezik serioz negociatat me Bashkimin Europian.


Shtuar 18.05.2020 13:15