“Çmendet” Reali, gati klauzola 700 mln euro për yllin e Dortmund

Pasi firmosi me Reinier, Reali i Madridit vijon të mendojë për të ardhmen.

Sipas asaj që raporton “Defensa Central”, klubi “Los Blancos” është gati të zgjasë marrëveshjen me futbollistin e huazuar te Borussia Dortmund, Achraf Hakimi. Kontrata e marokenit skadon në fundin e sezonit aktual, por te Reali nuk janë të këtij mendimi. Tashmë ka nisur puna për ta bindur të firmos deri në 2022, me një klauzolë largimi rekord.

Nëse hedh të zezën mbi të bardhë, Hakimi mund të largohet nga “Santiago Bernabeu” vetëm për një ofertë prej 700 milionë euro. Klauzolë tepër e lartë kjo, e cila mendohet nga Reali jo pa shkas.

Ditët e fundit, në garë për të siguruar shërbimet e Hakimi është Bayern Munich dhe kjo e ka trembur së tepërmi Realin, që kërkon të blindojë një tjetër lojtar për të ardhmen.


Shtuar 21.01.2020 21:19