“Çmendet” 48-vjeçari, tenton të rrëmbejë gruan në mes të trenit (VIDEO)

Një 48-vjeçar tentoi të rrëmbente një grua, e cila po udhëtonte me tren nga New York-u për në Bronx.

Ngjarja u filmua nga një pasagjer tjetër në tren, ndërsa videoja u shpërnda nga “Daily Mail”.

Fillimisht ai tenton të bisedojë me gruan e paidentifikuar, e cila po qëndronte e shtrirë dhe me fytyrën e mbuluar.

Por pas pak sekondash ai e merr atë në krahë dhe tenton ta rrëmbejë.

Mirëpo gruaja bëri rezistencë dhe më pas nis të grindet me të.

Ajo u kthye sërish në vendin e saj, ndërsa autori i ngjarjes u arrestua nga forcat e policisë.


Shtuar 1.01.2020 22:37