CHAMPIONS/ Mbyllen pjesët e para mes Bayern – Chelsea dhe Barcelona – Napoli, këto janë rezultatet

Janë mbyllur pjesët e para në dy sfidat e mbrëmjes në Champions League mes Bayern Munchen – Chelsea dhe Barcelona – Napoli.

Sfida e cila po luhet në Gjermani është mbyllur me rezultatin 2-1. Për bavarezët ka shënuar Lewandowski dhe Perisic, ndërsa golin e nderit deri më tani për Chelsean e ka shënuar Abraham.

Në ndeshjen e cila po zhvillohet në Camp Nou, Barcelona ka marrë përpara Napolin duke i shënuar plot 3 gola. Fillimisht shënoi Lenglet dhe më pas Messi e Suarez. Ndërsa për Napolin ka shënuar në minutat shtesë kapiteni Insigne nga pika e bardhë e penalltisë. /albeu.com/


Shtuar 8.08.2020 19:53