Tha se u ndanë! Robert Berisha kapet mat me modelen që i shprehu publikisht dashurinë

Deklarata bombë e modeles Jessica Kadiu, e cila pranonte lidhjen me Robert Berishën, bëri bujë në mediat shqiptare pasi këngëtari e kishte mohuar kategorikisht romancën në verën e kaluar, kur u panë së bashku në Turqi.

Modelja tregonte se e dashuronte Robertin akoma dhe shpresonte që një ditë të mund të ktheheshin sërish bashkë, duke e falenderuar ndërkohë për të gjithë dashurinë që ai i kishte dhuruar.

Por pavarësisht se ajo ëndërronte rikthimin me të, Roberti nuk reagoi publikisht pas kësaj deklarate dhe menduam se gjërat u lanë me kaq, por jo.

Në fillim dyshja nisën të ndiqnin njëri-tjetrin në Instagram, dhe më pas u panë të dy në New York në mars duke na lënë të mendojmë se dyshja mund të jetë bashkë.

Së fundmi, Prive.al ka arritur të sigurojë fotografi të dyshes ditën e sotme në një pikë karburantesh rrugës për Shqipëri ku shihen krah njëri-tjetrit.

Po ashtu, bën me dije se vetëm pak ditë më parë bukuroshja zeshkane ka ardhur në trojet shqiptare nga New Yorku pas disa muajsh bllokim si pasojë e pandemisë. Me të mbërritur, Roberti duket të ketë qenë adresa e ndalesës së saj, pavarësisht “lamtumirës” publike që i dha në muajin shkurt përmes postimeve.

Bukuroshja ka pozuar më herët me Rinën, ku shfaqet me të njëjtën veshje nga ajo që shihet në fotot e shkrepura krah Robertit.


Shtuar 8.08.2020 19:44