Çdo ditë nga një ndeshje, Serie A ka një plan për të përfunduar kampionatin

Serie A po e mendon rifillimin e kampionatit. Ndeshjet e mbetura pritet të fillojnë në muajin maj.

Plani më i mundshëm është që çdo ditë të luhet nga një lojë, në mënyrë që kampionati të përfundojë sipas parashikimeve.

Kupat evropiane po mendohet të fillojnë në muajin qershor.

Ndërsa, Kampionati Evropian mund të fillojë me 23 nëntor apo 23 dhjetor, dy data që pritet të diskutohen në UEFA./


Shtuar 16.03.2020 08:46