“Bëhuni njerëz, dreqi ta hajë!”, Kikia i tensionuar për situatën në Durrës (FOTO LAJM)

Me nisjen e sezonit turistik nuk kanë munguar as papatërtitë e lëna nga pakujdesia e pushuesve.

Një gjë të tillë e vë në dukje dhe gazetari Mentor Kikia i cili ka publikuar disa foto nga plazhi i Durrësit duke i bërë thirrje njerëzve që të mos lënë plehrat në tokë. Kikia i drejtohet qytetarëve : “Përse nuk i merrni me vete mbeturinat ti çoni tek koshi?”, në një kokë kur të gjithë kanë parë se çfarë ndodh jashtë Shqipërisë.

“Njerëz, behuni njerëz, dreqi ta hajë! Dakord shumë, duhet të kemi me shumë plazhe publike. Njerëzit kanë nevojë të qëndrojnë në rërë nëse nuk duan apo nuk kanë mundësi të paguajne shezllonet. Dhe qeveria duhet ta garantojë këtë me patjetër. Po këtyre plehrave si t’ia bëjmë?

Kur shkoni dhe uleni në rërë, hani ushqimet e pini birrë e ujë, përse nuk i merrni me vete mbeturinat ti çoni tek koshi?

Edhe pas 30 vjetësh, kur hanim në rërë e dh…. në det, sërish kështu do të vazhdojmë?
Edhe pasi keni dalë jashtë, keni parë botë dhe qytetërim me sy, keni parë qytete të pastër, ku nuk hidhet përtokë asnjë bisht cigareje, sërish do te ikni duke i lëne shishet, bidonat e pjatat në rëre?”, shkruan Kikia.


Shtuar 24.06.2020 14:39