Kjo e dielë nuk ka shpëtuar pa aksidente.
Sipas informacioneve paraprake, një makinë ka përplasur një këmbësor teksa po kalonte në vijat e bardha.
Ngjarja është regjistruar në rrugën e Durrësit, por që fatmirësisht mësohet se këmbësori ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, ditën e sotme një aksident zinxhirë është regjistruar në autostradën Tiranë- Durrës, ku u përfshinë tre automjete, por fatmirësisht pa persona të lënduar.