Ambasada e SHBA bën thirrje për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Ambasada amerikane ka nxjerrë ditën e sotme një njoftim ku bëhet thirrje për aplikim për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Mjafton të jeni,prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton.

Njoftimi i ambasadës

Jeni prokuror, punonjës i Policisë së Shtetit apo Policisë Gjyqësore, i gatshëm për të luftuar për drejtësinë që çdo shqiptar meriton? Jeni person me integritet, përvojë profesionale dhe një sërë aftësish të nevojshme për të drejtuar dhe frymëzuar një grup prej rreth 60 hetuesish të Byrosë Kombëtare të Hetimit? Nëse mendoni se përmbushni kriteret për të drejtuar një institucion të rëndësishëm të programit kundër korrupsionit në Shqipëri, aplikoni për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Shqipëria është në hapat e fundit të zbatimit të reformës në drejtësi. Bëhu pjesë e historisë, apliko tani: https://bkh.al/aplikim/


Shtuar 10.01.2020 12:49