Aktori turk që “çmendi” shqiptarët përfundon sërish në spital

Aktori i njohur turk, Kivanç Tatlitug përmes postimeve të tij në Instagram bëri të ditur në prill se për shkak se kishte temperaturë të lartë dhe kollë, ai ishte drejtuar në spital për të bërë testin e koronavirusit.

“Përshëndetje të gjithëve, unë kam qenë në shtëpi me gruan time për 15 ditë. Megjithatë, pas disa ankesave të mia, ata më morën nën vëzhgim në spitalin ku shkova. Ju lutem mos u shqetësoni. Unë jam mirë dhe jam duke pritur për rezultatin tim të testit. Unë do t’ju njoftoj, qëndroni të shëndetshëm”.

Së fundmi, ai është parë sërish në spital dhe fillimisht u mendua se do i nënshtrohej sërish testit të Covid-19.

Megjithatë duket se ka qenë vetëm një kontroll rutinë, pasi mediat turke raportojnë se ai është në gjendje të mire shëndetësore dhe madje ka vazhduar më pas pushimet me bashkëshorten e tij.


Shtuar 2.09.2020 15:26