Aksion në bregdete, policia largon plazhistët e pabindur

Edhe ditën e sotme ka ndodhur e njejta gjë me ata që nuk kane vendosur ti binden vullnetit të policisë dhe kanë shkuar në plazh.

Policia e Vlorës, Delta Forcë të mbështetur dhe nga policia kufitare gjatë ditës së shtunë janë përqendruar në bregdetin e jugut kryesisht ne plazhet e Borshit, Dhërmiut etj… duke mos lejuar qytetarët të hyjnë në det apo të qëndrojnë në zonën e rërës.

Ky aksion për mos lejimin e qytetarëve bëhet për të treguar se edhe pse fundjavë nuk do lejohet askush të bëjë plazh përgjatë rivierës së jugut, të paktën deri në një njoftim të dytë.


Shtuar 16.05.2020 12:23