Një 80 vjeçar është përplasur mbrëmjen e sotme nga një kamion
Ngjarja ka ndodhur në Unazën e qytetit të Elbasanit ndërkohë që shtetasi është identifikuar si B.H.
Ka qenë shtetasi me iniciale D.M., 50 vjeç, banues në Elbasan, i cili duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç, banues në Elbasan, i cili u transportu në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Njoftimi i policisë
Elbasan/ Informacion paraprak
Në Unazën e qytetit të Elbasanit, shtetasi D.M., 50 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Iveko Kamion”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. H., 80 vjeç, banues në Elbasan, i cili u transportu në Spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/