66 vjeçari humbi jetën nga koronavirusi, si i infektoi vizitori nga Italia atë dhe 8 mjekë

I ngjan një thrilleri të vërtetë ajo që ka ngjarë tek Sanatoriumi, ku një vizitor nga Italia ka infektuar fillimisht 66 vjeçarin nga Lushnja dhe pas tij u infektuan edhe tetë mjekë dhe infermierë.

66 vjeçari nga Lushnja ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, ndërsa stafi mjekësor i Sanatoriumit gjendet në karantinë.

Çfarë ndodhi?

Më herët, 66 vjeçari nga Lushnja ka qenë i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pikërisht në këtë spital është infektuar me koronavirus.

Ka qenë një i afërm, baxhanaku u tij, i cili ka mbërritur nga Italia dhe e ka vizituar në spital.

Me sa duket i afërmi ka qenë i infektuar nga koronavirusi, për pasojë ka infektuar edhe pacientin që ndodhej i shtruar. Më pas, 66 vjeçari ka infektuar stafin e mjekëve dhe infermierëve gjatë kujdesit ndaj tij.

Ndërkohë është e paqartë situata e të afërmit “vizitor”, nuk dihet se ku ndodhet, dhe se sa persona të tjerë mund të ketë kontaktuar pas ardhjes nga Italia.

66-vjeçari u transferua më pas te spitali Infektiv dhe policia urdhëroi familjen e tij për të futur në karantinë. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2020 09:12