25 të arrestuar në Itali, kapen dhe 4 ushtarët shqiptarë të klanit mafioz ”Cosa Nostra”

Policia italiane në Katania ka zhvilluar një operacion antidrogë, duke arrestuar 25 persona. Operacioni i koduar “Shoes” është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas mediave italiane, 21 prej personave ndodhen në burg dhe 4 në arrest shtëpiak me akuzën e bashkëpunimit në organzatë kriminale për trafik lëndësh narkotike të tipit marijuanë, kokainë dhe hashash dhe armëmbajtje pa leje. Aktiviteti kriminal kryhej në bashkëpunim me klanin mafioz të Cosa Nostra “Santapaola- Ercolano”

Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e të arrestuarve në grupe të ndryshme kriminale si ato shqiptare, kalabreze laziale dhe atyre që vepronin në territorin e Campanias. Më herët policia arrestoi 6 korrierë droge dhe janë kapur 4 kg kokainë, 52 kg marijuanë e 25 kg hashash.


Shtuar 4.05.2020 13:47