Provimi i maturës, ministria nxjerr udhëzimet përkatëse (VIDEO)

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), Rezana Vrapi ka theksuar se “Çdo test i Maturës Shtetërore bazohet në një program orientues, i cili publikohet nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP)”.

Vrapi nënvizon se “Kjo agjenci, para disa ditësh, bëri publikimin e testeve të rishikuara ku janë hequr temat, të cilat janë bërë nga marsi e në vijim, pra në kushtet e të mësuarit online”.

Ndër të tjera, Drejtoresha e QSHA shprehet gjithashtu se “kujdesi i çdo specialisti hartues-testi në QSHA është që të bazohet në programin e rishikuar. Prandaj, gjithçka që po bëjnë maturantët në këtë fazë është që të përsërisin pikërisht temat, të cilat janë publikuar në programet e rishikuara”.


Shtuar 4.05.2020 13:51