174 të infektuar dhe 6 viktima, Tropoja vatra më e re në Shqipëri

Është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë konfirmon se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 28 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve nga koronavirusi në 174.

Zonat më të prekura deri më tani janë Tirana, Fieri dhe Durrësi ndërkohë që kemi një vatër të re atë të Tropojës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste


Shtuar 26.03.2020 10:25