Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Melihate Tërmkolli, përmes një shkrimi në Facebook i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ta heq taksën ose të shkojë në shtëpi.
Tërmkolli tha se “Albin Kurti, së paku dy herë, në kthesë atë mëdha historike, ishte kundër. E ka rastin të përmirësohet ose të shkojë shtëpi”, është shprehur Tërmkolli.
Të lidhura
None found
Ajo gjithashtu ta se Kurtin nuk ka nevojë për ta lutur ose për ta marrë me të mirë.
“Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin nuk ka nevojë as për ta lutur as për ta marrë “me të mirë”. Ai është në postin e Kryeministrit, me përgjegjësitë dhe obligimet që bartë ky post”, ka shkruar Tërmkolli.
Ajo bëri të qartë edhe njëherë se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka alternativë dhe taksa duhet hequr.“LDK si pjesë e koalicionit qeverisës duhet të veprojë ngutshëm ashtu siç deklaroi sot Zëvendës/ Kryeministri Hoti, se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë alternativë. Kryeministri duhet të marrë vendim për heqjen e taksës”, shkuran Tërmkolli.
