Zvicra në ankth, Kosova është afër ta marr talentin e Baselit

Mediumi më prestixhioz në Zvicër, Blick shkruan sot se Kosova është gati të marr talentin e Basel, Orges Bunjaku.

Madje, gazeta e famshme shkruan se Kosova ka deponuar ofertën e parë për Bunjakun dhe se 18 vjeçari shpejt pritet të vesh fanelën e Kosovës.

Ai ka luajtur vetëm katër ndeshje për FC Basel, por me paraqitjet e tij ka mahnitur të gjithë duke bërë me dije se bëhet fjalë për një talent të madh.

Bunjaku është mesfushor qëndror dhe shquhet për pasqyrën e lojës si dhe forcën fizike që ka.

I pyetur për zgjedhjen mes Kosovës e Zvicrës, talenti i Basel ka thënë se nuk ka presion për këtë dhe se me kohë do të vendos se për cilën përfaqësuese do të luaj.


Shtuar 22.04.2020 10:32