Zbulohet ana e errët e serbit që bleu tre traktorë për familjet në Kosovë

Dhurimi i traktorëve për tri familje serbe në disa komuna kosovare ishte bërë lajm.Por, ky aksion i Zyrës së Serbisë për Kosovën që u quajt humanitar, mban një anë të errët.

Traktorët, përmes zyrës së Marko Gjuriqit, një familjeje në Klinë e dy të tjerave në Leposaviq ua dërgoi Slobodan Teshiq, që në Serbi njihet si “Mbreti i tregtisë ilegale me armë”.

Ky person i afërt me strukturën që e mban pushtetin në Beograd , është në Listën e Zezë të Amerikës, pasi që ka tregtuar armë e municion në vende krize, duke i thyer rregullat ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.

Pos kësaj Teshiq po lidhet edhe me blerjen e të ashtuquajturave “Çnjohje të Kosovës” specialitet ky politik kryediplomatit serb, Ivica Daçiq.


Shtuar 2.01.2020 21:04