Thaçi në konferencë: Qeveria Kurti sot ka bërë shkelje flagrante të Kushtetutës

Presidenti Thaçi ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për kufizimin e lirisë së qytetarëve dhe automjeteve.

“Sot Qeveria Kurti ka bërë një shkelje flagrante me një vendim përmes së cilit kanë kufizuar lëvizjen e qytetarëve, gjë që është kundër Kushtetutës. Kjo nuk mund të ndodhë nëse nuk ka gjendje të jashtëzakonshme, e cila shpallet nga Kuvendi dhe jo nga Qeveria. Unë do ta kundërshtoj çdo vendim që është anti-kushtetues”, ka thënë Thaçi.

Ai ka thënë se Kurti e ka shkelur me këtë vendim nenin 56 të Kushtetutës për të drejtat dhe liritë themelore.

/PORTALI.info/


Shtuar 23.03.2020 22:09