Thaçi flet për herë të parë për raportet me Sorosin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për raportet e tij me familjen Soros.

Thaçi është pyetur në emisionin “A Show”, në televizionin T7, nëse ka takuar të birin e filantropit George Soros, Alexander.

“E kam mik shumë të mirë. E çmoj edhe babën, edhe djalin Soros”, ka deklaruar kreu i shtetit.

“Ata që kanë paragjykime për investime në demokraci në hapësirat shqiptare nga Soros kanë paranoja”, është shprehur Thaçi.

Sipas Thaçit, ata që janë kundër investimeve nga Sorosët “marrin investime për krijime të anarkisë institucionale, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Kjo është e vërtetë”.

“I riu Soros e mbështet Kosovën e pavarur dhe sovrane. E kam mik shumë të mirë, dhe ndihem shumë mirë kur bashkëpunoj edhe me babanë, edhe me djalin Soros”.

Thaçi ka vlerësuar se “është fat që Soros nuk është penguar dhe nuk është luftuar në Kosovë”.


Shtuar 7.02.2020 22:45