Shifrat e dhimbshme, 4 të vdekur në 24 orë

4 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus gjatë orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë sot në një konferencë për media kanë publikuar rastet e reja me koronavirus në Kosovë.

Ramadani tha se janë 119 raste të reja, 92 persona të shëruar dhe gjithsej 112 persona të vdekur nga koronavirusi deri më tani.

Kjo lë të kuptohet se katër persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit, pasi deri në mbrëmjen e së martës, numri total i të vdekurve nga COVID-19 ka qenë 108.


Shtuar 15.07.2020 13:46