Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli ka reaguar pas demantimit që Ministria e Punëve të Jashtme të Xhamajkës ka bërë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.
Deputetja Pacolli ka thënë se nëse informatën e pavërtetë për njohjen e pavarësisë e ka dhënë ambasadorja në ShBA, Vlora Çitaku, ajo duhet të shkarkohet
Të lidhura
None found
“Nuk kemi nevojë për Ambasadorë që shpërndajnë informata të pavërteta. Nëse vërtetë lajmi për njohje nga Xhamajka është i pavërtetë, Ambasadorja Çitaku duhet të shkarkohet menjëherë dhe t’i kërkohet llogari”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Kujtojmë se dje Presidenti Hashim Thaçi përmes Twitterit njoftoi se Xhamajka e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Por ministrja e jashtme e Xhamajkës e ka demantuar këtë lajm duke thënë se deri tash Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
