Pacolli merr ”dritën jeshile” për në aeroportin e Prishtinës

Kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka marrë leje për të hyrë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Pacolli këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook:

“Tani më treguan se është lëshuar një leje për aterrim në Prishtinë. Nuk di çka ka pas nevojë për krejt këtë inskenim. Nuk di pse ka pas nevoje për ‘kërcënime’. Gjithë kjo me bënë të ndihem i pasigurt në vendin tim!”, ka shkruar Pacolli.

Më herët, Pacolli ka reaguar pas paralajmërimeve se ai duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë nëse kthehet në Kosovë.

Në reagimin e tij në Tëitter, Pacolli ka shkruar se Qeveria Kurti ka lejuar stafin mjekësor të Serbisë të hyjë në Kosovë, pa shkuar në karantinë.

Por, edhe Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të AKR-së.

Lidhur me këtë Ministria e Shëndetësisë ka thënë se deri më sot në këtë ministri nuk ka mbërritur asnjë kërkesë zyrtare për asnjë nga ato çka përmenden në reagimin e Pacollit.


Shtuar 28.04.2020 13:35