Një foshnjë vetëm 5 muajshe e prekur me koronavirus në Kosovë

Mes te prekurve me koronavirus ne Kamenice te Kosoves, eshte edhe nje foshnje vetem 5 muajshe.

Një person i ardhur me koronavirus nga Gjermania në fshatin Topanicë të Kamenicës, ku gati më shumë se prej një jave ka dale pozitiv në testet me COVID-19.

Ai ka prekur edhe 11 persona të tjerë në fshatin Topanicë, shumica e tyre janë të rinj, përjashtuar një person në moshë të shtyrë.

Por, mes tyre edhe një foshnje 5 muajshe është prekur me koronavirus. Këtë e ka deklaruar kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

“Në mesin e 11 personave që dolën pozitiv, është një vajzë pesëmuajshe nga Topanica e prekur me Covid -19”, ka konfirmuar Kastrati.

Kujtojmë se personi i ardhur nga Gjermania nuk ju është përmbajtur rregullave të vetizolimit duke i thyer ato. Express


Shtuar 2.04.2020 06:48