Mustafa: Vet Kurti ka thënë se kush është i pari nuk është mbret

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë për media ka thënë se në Qeverinë e re do të jenë 15 ministri, me disa ndryshime në të ardhmen.

Mustafa ka thënë se praktikat e mëtutjeshme do të jenë kushtetuese.

“Në parim mund të them me bisedat që kemi pas me AAK dhe nismën që të mbajmë 15 ministritë, dhe brenda këtyre ministrive mund të bëjmë ndonjë ndryshim në pikëpamjen se a do të jenë kështu si janë, do të shohim se a do të ndahen apo të bashkohen me ndonjë tjetër.

Nuk jemi fare të interesuar që të kemi më shumë ministri sesa që janë tani dhe presim që të përgatitet ligjin për Qeveri dhe të kalohet në Kuvend.

Të gjitha praktikat do të insistojmë që të jetë kushtetuese”, tha ai.

Mustafa ka thënë se duke u bazuar në deklaratën e Kurtit më 2014 që ka thënë se kush është I pari nuk është mbret por ai që e ka shumicën, njësoj po vepron edhe LDK-ja.

“Edhe Kurti dhe LVV duhet të ulen dhe të shikojnë përse të tjerët nuk po ulen që të bisedojnë me të për të formuar Qeverinë”, ka thënë Mustafa./


Shtuar 23.04.2020 11:23