Mustafa tregon nëse ishte e ftuar Vjosa Osmani në mbledhjen e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas mbledhjes ka bërë të ditur se kryesia e LDK-së e ka propozuar Avdullah Hotin për postin e kryeministrit.

“Do ti përmbahemi parimeve që do të kemi igura të pastërta, që nuk kanë pasur problem me ligjin.

Jam shumë I bindur se është një sakrificë e Hotit pranimi i tij që ta bëj këtë në këtë situatë”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se Vjosa Osmani ka qenë e ftuar në mbledhjen e kryesisë por nuk ka ardhur.

“Të githë anëtarët e kryesisë janë ftuar të marrin pjesë më mbledhje, kanë munguar edhe dy tre persona ka munguar edhe zonja Osmani, s’kemi pas kohë që të i thirrim të i pysim pse.

Nuk i kemi ndarë ende ministritë pasi kemi prit njëherë emrin dhe pastaj me diskutim me partitë e tjera vendosim.

Nuk e di a do të i kemi të gjitha ministritë që i kemi pas, mund të kemi ndonjë ndryshim”, ka thënë ai.


Shtuar 23.04.2020 11:19