Detaje nga marrëveshja, çfarë u arrit mes Kosovës dhe Serbisë

Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar pak më parë marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donlad Trump.

Lajmi e bëri të ditur asistenti i presidentit Trump, Judd Deere.

“Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar ai në Tëitter.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Kosovën pritet ta njohë Izraeli.

Izraeli, që është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do t’i bindet presidentit Donald Trump që ta njohë Kosovën.

Kjo llogaritet të jetë “dhuratë” e Shtëpisë së Bardhë për Kosovën, pas dakordimit për një marrëveshje me Serbinë, e cila formalisht njihet si marrëveshje ekonomike.


Shtuar 4.09.2020 16:01