Kërkohet shkarkimi i ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj

Dhoma e Farmacistëve të Kosovës ka reaguar sot ashpër pas vendimit për shfuqizim të udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave.

Në reagim, thuhet se kjo është e turpshme aq sa edhe kriminale. Madje ata kanë kërkuar edhe largimin e ministrit Armend Zemaj.

“Shfuqizimi i udhëzimit për rregullimin e çmimeve të barnave sa e turpshme aq kriminale. Ministër Zemaj po e turpëron veten dhe familjen tënde e popullin po varfëron, IK sa më parë! OFK do të thërrasë këshillin drejtues dhe do të këshillohet edhe me Kuvendin e OFK-së për veprimet që do të ndërmerren”, thuhet në reagimin e OFK-së.


Shtuar 4.08.2020 15:03