Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një person është gjetur pa shenja jete prapa objektit të Rektoratit në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Policia, viktima i përket nacionalitetit rom ndërkaq vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe prokurori i shtetit me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet tutje në njoftim.


Shtuar 1.03.2020 16:31