“Ethet” e koronavirus, IKSHPK në gadishmëri: Së bashku ia dalim!

Fatmirësisht nuk ka asnjë rast të shënuar në Kosovë nga koronavirusi.

Me qëllim parandalimin e përhapjes, qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave deri më 27 mars si dhe disa aktivitete.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se ekipet e profesionistëve shëndetësorë janë në gadishmëri.

“Ekipet e profesionistëve shëndetësor anekënd vendit në parandalimin e coronavirus!

Ata janë kudo: në laboratorë, në klinika, në spitale, në QKMF, në Aeroport, në kufijtë e Kosovës!

Së bashku ia dalim! Nuk ka pushim! Nuk ka orar! Nuk ka lodhje! Profesionalizëm, etikë, humanizëm!”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Deri më tani në mbarë botën koronavirus u ka marrë jetën 4 mijë e 616 personave.


Shtuar 12.03.2020 09:20