Dy zyrtarë me Covid-19, Kuvendi në Kosovë shtyn mbledhjen

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, që pritej të mbahej të hënën në orën 11, është shtyrë për një ditë tjetër. Në njoftimin e dhënë për mediat nuk jepet arsyeja e shtyrjes, raportojnë mediat vendase.

Megjithatë, shkak mendohet të jetë konfirmimi me koronavirus i dy zyrtarëve të lartë të administratës së Kuvendit.

Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe një zyrtar tjetër rezultuan pozitivë për Covid-19. Të dy ata janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Sa i përket Krasniqit, ai ka njoftuar:

“Pas kryerjes së testit ka rezultuar të jem prekur me Covid-19. Menjëherë e kam njoftuar Kuvendin dhe aktualisht jam në izolim në shtëpi.”

Po ashtu, lajmin se është i infektuar me koronavirus e ka dhënë edhe shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, deklaroi se nëse ka probleme me infektime të ligjvënësve, është mirë që seancat parlamentare të shtyhen.


Shtuar 29.06.2020 07:13