Bëri për spital të dashurin, arrestohet e reja

Policia e Kosovës ka arrestuar një vajzë të re në Lipjan e cila ka dhunuar të dashurin, i cili ka përfunduar në spital.

Pas marrjes në pyetje e dyshuara, është çuar në paraburgim, pasi ka dyshime të forta se ajo e ka kryer veprën penale, në ngarkim të ishit të saj.

Nuk dihet se cila është arsyeja që ka çuar në debatin mes të rinjve, që më pas ka degjeneruar në kanosje.


Shtuar 15.01.2020 09:49