Mbërrin në Prishtinë avioni i Pacollit

Ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës aeroplani privat i deputetit Behgjet Pacolli.

Në aeroport kanë dalë edhe këshilltarët e kreut të AKR-së për ta pritur deputetin që nxiti shumë debat në Kosovë së fundmi me ardhjen nga Zvicra.

Teksa ai kërkonte të mos i nënshtrohej rregullave për karantinim si të tjerët, MSH-ja insistonte se rregullat vlejnë për të gjithë.


Shtuar 30.04.2020 17:03