Aksident në Prishtinë, autobusi godet një automjet (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur disa çaste më parë tek “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një autobus i Trafikut Urban.

Në pamjet e dërguara nga një lexues i Portali.info, shihet automjeti dhe autobusi i aksidentuar, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe Policia e Kosovës.


Shtuar 17.01.2020 17:43