Aksident i rëndë në Komoran, vdes një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autrostradën Pejë – Prishtinë, saktësisht në fshatin Komoran të Drenasit.

Policia ka konfirmuar për Zeri.info, se një person ka mbetur i vdekur në këtë aksident trafiku.

Zëdhënësi i policisë në rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçiklet.

“Sot, më 26.07.2020, në ora 17:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Komoran. Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motoçikletë. Sipas ekipit mjekësor një person si pasojë e aksidentit është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi.

Ai bëri të ditur gjithashtu se njësia policore e autostradës po merret me matjet dhe shikimin e vend-ngjarjes.


Shtuar 26.07.2020 17:48