Konfirmoi largimin nga Juventusi, Buffon në bisedime me gjigandin spanjoll?

Juventusi dhe Buffon do të divorcohen përfundimisht në mbyllje të këtij sezoni.

Këtë lajm e ka deklaruar vetë portieri legjendar i bardhezinjve me anë të një interviste të lançuar me “BEIN Sport”, ku ka deklaruar se e ardhmja e tij është e qartë për një largim në fundin e sezonit dhe se te Juventusi ka mbyllur ciklin e tij.

Ndonëse 41 vjeç, portieri italian nuk ka ndërmend të tërhiqet. E ardhmja e veteranit mund të jetë në Spanjë, në një skuadër të madhe si Barcelona. Sipas asaj që raporton “Footmercato”, kohët e fundit ka pasur kontakte mes Bufonit dhe drejtuesve katalanas, të cilët e kanë projektuar portierin e Juventusit si zëvendësuesin e Ter Stegen.


Shtuar 12.05.2021 10:54