Ndotja e ujit në Gostivar, Prokuroria: Pompat e “Komunalecit” futën ujë të kontaminuar në ujësjellësin kryesor

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit njoftoi sonte se ka lëshuar urdhër për hapjen e procedurës hetimore ndaj tre personave. Ata dyshohen për Krime të Rënda kundër Mjedisit dhe Natyrës, të kryera përmes veprimeve që kanë shkaktuar Ndotjen e Ujit të Pijshëm.

Të lidhura

None found

Tre të dyshuarit, të cilët mbanin funksionet e Drejtorit të Detyrës në Ndërmarrjen Publike “Komunalec” – Gostivar, Menaxherit Teknik të Sektorit të Punëve Teknike dhe Shefit të Departamentit të Furnizimit me Ujë, Kanalizimeve dhe Punëve Ndërtimore në këtë ndërmarrje publike, dyshohet se kanë vepruar së bashku. Përmes veprimeve të tyre, uji i pijshëm në dhomën e derdhjes së sistemit që furnizon Komunën e Gostivarit dhe disa fshatra përreth është ndotur me substanca të dëmshme dhe është bërë i papërdorshëm.

Më 25 qershor, të dyshuarit u dhanë urdhër punonjësve të ndërmarrjes që të vendosnin tri pompa zhytëse në një kanal me ujë sipërfaqësor pranë dhomës së derdhjes së ujit të pijshëm. Uji në këtë kanal përmbante substanca të dëmshme, ndërsa instalimi i pompave u bë me qëllim testimin e presionit të ujit.

Gjatë kontrollit të kryer në vend më 16 korrik, u konstatua se dy prej pompave zhytëse vazhdonin të përdoreshin. Përmes tubave të presionit, të kaluar nëpër hapjen e derdhjes, ato transportonin nga kanali i hapur ujë me substanca të dëmshme dhe baktere koliforme drejt dhomës ku ndodhej uji i sistemit të pijshëm, i cili kishte cilësi të përcaktuar dhe qarkullonte në një sistem të mbyllur.

Në këtë mënyrë ndodhi përzierja e sistemeve, duke bërë që uji i kontaminuar nga kanali të kalonte në tubacionin kryesor të furnizimit me ujë.

Pas urdhrit të prokurorit publik, Instituti i Shëndetit Publik analizoi mostrat e ujit sipërfaqësor të marra nga kanali i hapur. Rezultatet treguan se uji ishte tepër i ndotur dhe i papërshtatshëm për çfarëdo përdorimi, pasi përmbante baktere koliforme në nivelin 2419.6 cfu/100 ml, ndërkohë që kufiri maksimal i lejuar është 50 cfu/100 ml.

Edhe mostrat e siguruara nga një burim i kapur treguan rritje të numrit të kolonive bakteriale aerobe mezofile dhe prani të baktereve koliforme. Sipas vlerave referente, niveli duhet të jetë 0 cfu/100 ml, por në ujin e analizuar u regjistruan 39 cfu/100 ml. Si pasojë e shkallës së lartë të ndotjes, uji është bërë i papërdorshëm dhe nuk konsiderohet i sigurt për përdorim apo konsum nga njerëzit.

Analizave iu nënshtrua gjithashtu një mostër e marrë nga një rubinet në rrugën “JNA” në Gostivar. Në të u evidentua prani e lartë e klorit, me përqendrim të klorit rezidual prej 1.1 mg/l. Kjo vlerë tejkalon kufirin maksimal të përcaktuar nga rregullorja në fuqi, sipas së cilës diapazoni duhet të jetë nga 0.2 deri në 0.3 mg/l dhe në asnjë rast më shumë se 0.5 mg/l.

Duke vlerësuar se pasojat e shkaktuara nga ndotja nuk mund të mënjanohen lehtësisht, prokurori publik konstatoi se ekzistojnë elementet që krijojnë dyshim të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale të përmendur.

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të incidentit. Tre të dyshuarit janë privuar nga liria, ndërsa nesër prokurori publik do të vendosë nëse do t’i propozojë Gjykatës masa për sigurimin e tyre dhe se cilat do të jenë ato./Telegrafi/


matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet