Bilanc tragjik nga sulmet Rusi-Ukrainë, të paktën 14 të vrarë nga goditjet reciproke

Të paktën 14 persona janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit nga sulmet e ndërsjella mes Rusisë dhe Ukrainës.

Autoritetet e të dyja vendeve raportuan se goditjet ukrainase shkaktuan gjashtë viktima në rajonin rus të Belgorodit, ndërsa bombardimet e Moskës në territorin ukrainas lanë të paktën tetë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.

Të lidhura

None found

Në Belgorod, rajon rus pranë kufirit me Ukrainën, guvernatori Alexander Shuvaev bëri të ditur se një dron ukrainas goditi një autobus në qytetin Shebekino. Si pasojë humbën jetën pesë civilë, katër gra dhe një adoleshent, ndërsa 23 persona të tjerë u plagosën. Tre prej të lënduarve janë në gjendje kritike.

Shuvaev njoftoi më vonë për një goditje tjetër ukrainase në qytetin e Belgorodit. Një dron goditi një lavazh automjetesh, duke vrarë një person dhe duke plagosur dhjetë të tjerë.

Në të njëjtën kohë, sulmet ajrore të Rusisë prekën disa rajone të Ukrainës dhe shkaktuan të paktën tetë viktima.

Në Odesë, bombardimet ruse goditën ndërtesën e një kompanie, ku tre persona u vranë dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur. Guvernatori rajonal Oleh Kipper publikoi pamje nga zona e goditur, në të cilat dukeshin automjete të shkatërruara dhe zjarrfikës që po përpiqeshin të shuanin flakët.

Në qytetin Pavlohrad, në rajonin lindor të Dnipropetrovskut, sulmet lanë dy të vdekur dhe nëntë të plagosur, sipas guvernatorit rajonal Oleksandr Khanza.

Një person tjetër humbi jetën në Zaporizhia, ndërsa nëntë të tjerë u plagosën nga një sulm rus, bëri të ditur guvernatori Ivan Fedorov.

Bombardimet ruse goditën gjithashtu Kramatorskun, një prej qyteteve kryesore të rajonit të Donetskut që vazhdon të jetë nën kontrollin e Ukrainës. Policia lokale raportoi se dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën.

Administrata rajonale njoftoi se shtatë persona të tjerë u plagosën nga një sulm rus në rajonin jugor të Khersonit.

Përplasja mes Rusisë dhe Ukrainës po vijon pa tregues qetësimi. Gati katër vjet e gjysmë nga fillimi i pushtimit rus, nismat diplomatike për të siguruar një marrëveshje paqeje vazhdojnë të mbeten të bllokuara.


Shtuar 20.07.2026 23:01

matbetmatbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasGrandpashabetbetciobetcio girişHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobet girişjojobet girişbetcioJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet