Kandidatët e Roskovecit “ulin armët’, Bufi dhe Hazizaj “harrojnë” akuzat dhe denoncimet në SPAK, ulen në kafe me njëri-tjetrin

Dy kundërshtarët që garojnë për Bashkinë e Roskovecit, Majlinda Bufi e PS dhe Erdit Hazizaj i “BF”, kanë lënë pas luftën e ashpër gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa janë ulur me njëri-tjetrin për të konsumuar bashkërisht kafenë e mëngjesit.

Hazizaj dhe Stafi i tij e dërguan edhe në SPAK kundërshtaren e tyre, për disa afera në tendrea, si dhe nuk munguan sharjet dhe akuzat nga të dyja palët.

Por sot ditën evotimeve dy kandidatët kanë treguar qytetari, duke dhënë një mesazh edhe për votuesit, se vota është bindje dhe ide, por kurrsesi nuk duhet kthyer në luftë personale.


Shtuar 14.05.2023 12:00