Itali/38-vjecarja e lindur me gjysmë zemre bëhet nënë e binjakëve

E lindur 36 vite më parë pa një barkushe në zemër, tani është bërë nënë e binjakëve.

Shëndeti i nënës së dy fëmijëve djalë dhe vajzë po ecin mirë, ndërsa mediat italiane kanë përcjellë emocionet e saj.

“E dija që rrezikoja shumë me një gjysmë zemër, por doja të bëhesha nënë. Lindja e binjakëve ishte një emocion i papërshkrueshëm.”

Lindja e binjakëve, të dy me peshë 1.4 kg, u bë me prerje cezariane në Poliklinikën Gemelli në javën e 34-të të shtatzënisë, pak ditë përpara datës së pritshme të lindjes. Pas dhjetë ditësh shtrimi në spital, sipas Spitalit Bambino Gesù, nëna dhe fëmijët mundën të ktheheshin në shtëpi.

Nëna e binjakëve ka lindur me një zemër që i mungon barkushja e djathtë, pjesa e muskujve të zemrës që shtyn gjakun drejt mushkërive për oksigjenim. Është një sëmundje komplekse kongjenitale e zemrës që kërkon një sërë ndërhyrjesh korrigjuese, brenda viteve të para të jetës.

Në mungesë të komplikimeve të tjera, sipas indikacioneve të protokolleve ndërkombëtare për këtë çështje, është e mundur të ndërmerret rruga e maternitetit.


Shtuar 14.02.2024 18:47