Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kavajën ku 31 vjeçari, me iniciale I.M., ka mbytur veten në ambientet e komisariatit të policisë Kavajë në orën 19:08.
Ai është ndaluar sot në orën 14:00 nga forcat e policisë së Kavajës dyshohej për një vjedhje.
Burimet njoftojnë se 31 vjecari është mbytur me carcaf.
Policia i ka dhënë ndihmën e parë por i riu nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas burimeve të abcnews.al, trupi i viktimës po dërgohet në morg, ndërkohë SHÇBA ka nisur hetimet dhe priten arrestime brenda rradhëve të policisë.
Mësohet se Stameta ka qenë i dënuar edhe më parë për veprën penale “vjedhje”, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Informacion paraprak
Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.
Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.
Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive.
Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar./albeu.com