Ilir Meta publikon logon e Partisë së Lirisë (FOTO LAJM)

Ish-presidenti Ilir Meta, tashmë ka publikuar logon e re të Partisë së Lirisë.

Disa minuta para nisjes së Konferencës për shtyp, Meta ka shpërndarë në një postim në Facebook logon e cila do ta shoqërojë partinë gjatë vazhdimësisë së saj.

Logoja mban ngjyrat e ish-LSI (Lëvizja Socialiste për Integrim) dhe mbizotëron e kuqja dhe e bardha.

Ditën e djeshme Meta gjatë Konventën Kombëtare në të cilën njoftoi se nuk do të ishte më ai në krye të LSI, ndërkohë konfirmoi edhe emrin e ri të partisë ku sic duket ai do të vendoset në postin drejtues të saj.

Deri atëhere Partia e Lirisë do të ketë në krye disa drejtues. /albeu.com