Plani i sigurimit të energjisë, arrihet marrëveshja politike e BE-së

Ministrat e energjisë të Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje politike për të reduktuar kërkesën për gaz natyror përpara dimrit të ardhshëm, tha presidenca çeke e këshillit në një postim në Twitter.

“Ky nuk ishte një mision i pamundur! Ministrat arritën një marrëveshje politike për të reduktuar kërkesën për gaz natyror në funksion të dimrit që po vjen”.- thuhet në postim.

Ende nuk është bërë e ditur përmbajtja e marrëveshjes në parim, e cila i ka paraprirë diskutimeve për të gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me ndërprerjen e gazit natyror.

Një front kundër propozimit të Brukselit për uljen e konsumit të gazit natyror me 15% u krijua nga jugu evropian, me Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën që nuk nguruan të shprehin pakënaqësinë e tyre.  Përveç Greqisë, edhe Spanja dhe Portugalia kanë shprehur kundërshtime ndaj planit të Komisionit, i cili synon të kursejë energjinë në rast të ndërprerjes së flukseve ruse.

Herët në mëngjes, Agjencia Gjermane, duke cituar diplomatë me njohuri për këtë çështje, kishte transmetuar se vendet anëtare të Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje për planin emergjent për konsumin e gazit natyror.