Policia e Tiranës, ka vënë në pranga një 64-vjeçar, pasi sipas informacioneve policore, 64-vjeçari ishte në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ngacmimi s*ksual”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.