Zjarret kanë pllakosur Australinë, pamje të trishta të kafshëve (FOTO LAJM)

Australia është në kaos për shkak të zjarreve, ndërsa autoritetet vazhdojnë përpjekjet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Situata u paraqit disi më e lehtësuar të dielën për shkak të uljes së temperaturave dhe rënies së fuqisë së erës.

Në shtetin e New South Wales-it ka pasur rreth 150 vatra zjarri. Autoritetet e këtij shtetit e cilësuan situatën të pazakontë. Me mijëra njerëz vazhdojnë të qëndrojnë në kampe mes pasigurisë për të ardhmen.

Së fundmi është ngritur dhe një Agjenci e Rimëkëmbjes nga Zjarri me qëllimin për të ndihmuar australianët të rindërtojnë jetën pas katastrofës.


Shtuar 6.01.2020 08:09