Tuna i vuri “vulën”, me këtë të fundit të gjithë janë të sigurt se është ndarë nga Patris (FOTO LAJM)

Prej disa kohësh tashmë, po aludohet se Tuna dhe Patrisi janë ndarë. Një detaj që ka shtyrë fansat të mendojnë diçka të tillë është ndryshimi i emrit të këngëtares në Instagram nga Tuna Sejdi Berisha, në vetëm Tuna.

Nuk është hera e parë që çifti bëhen kryefjalë e medias rozë lidhur me jetën personale, megjithatë një nga postimet e fundit të këngëtares lë vend për komente. “Duket se vetëm bimët e hashashit të gjinisë femër prodhojnë gjethe. Meshkujt janë të panevojshëm…edhe si bimë”, ka qenë ky shkrimi që Tuna ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Të jetë ky një mesazh që këngëtarja po shijon statusin ‘single’ këtë periudhë? Si gjithmonë, nuk ka asnjë reagim konkret si nga Tuna, ashtu dhe nga Patrisi.


Shtuar 5.02.2020 12:25