Skerdi zbulon emrin e veçantë që i vendosi djalit (FOTO LAJM)

Skerdi e nisi vitin 2020 me një lajm shumë të bukur. Pak ditë më parë këngëtari u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Vesa solli në jetë një djalë dhe çifti gjatë këtyre ditëve kanë postuar shpesh foto të vogëlushit.

Ditën e sotme Skerdi më në fund ka zbuluar edhe emrin që i ka vendosur të birit. “Une dhe djali im ROI ju falenderojme perzemersisht per urimet e bukura”, shkruan këngëtari në një foto të postuar në Instagram ku shfaqet duke e mbajtur Roin në krahë.

Këngëtari bëri një dedikim shumë emocionues pas ardhjes në jetë të vogëlushit: “Sot u mbusha me lot por me lot gëzimi, ndjenja më e bukur në botë, dashuria më e veçantë që kam përjetuar. Nuk paska ndjenjë më të bukur kur në jetë të vjen një engjëll që të bën të harrosh çdo gjë për çka ke luftuar dhe çka ke kaluar dhe çdo dashuri sepse dashuria më e madhe eshte ky bukurosh i bukur . Ndihem krenar qe ne jeten time Zoti me fali nje krah te djatht qe do me doj tamam me zemer te paster dhe do me behet shok jete, do më bëhet një hero për shpirtin tim. Vesa je femra qe me bere dhuraten me te shtrenjt, dhuraten me te bukur. Me solle ne jetë nje shpirt, nje Skerd te vogel qe ma mbushi shpirtin me nje thesar qe s’do kem nevoj tere jeten te kerkoj gje tjeter me shume – te dua jeta ime, ju dua te dyve me shum se veten”, shkruan Skerdi.


Shtuar 7.01.2020 15:14