“Shtrembërove perden”, ndjekësi i nxjerr zbuluar Photoshop-in Luana Vjollcës (FOTO LAJM)

Luana është një ndër vajzat shqiptare që tregon vazhdimisht se e ka arritur suksesin me shumë punë.

Moderatorja ka fituar së fundmi goxha popullaritet me emisionin e saj “Shiko Kush Luan” i cili është cilësuar jo pak herë si një ndër emisionet më të ndjekura shqiptare.

Por edhe Luana ka një anë tjetër të “medaljes”.

Moderatorja ka qenë gjithmonë në qendër të vëmëndjes për ndërhyrjet estetike dhe përdorimin në masë të photoshopit.

Në fotot e fundit moderatorja ka marrë shumë komplimente, por mes tyre ka dhe ngacmime.

Njëri prej tyre bie në sy: Ueee ç photoshopi ke përdor. I ke shtrembëru me perde me kollona.

Koment të cilit si gjithmonë moderatorja zgjedh të mos i përgjigjet./albeu.com


Shtuar 25.01.2020 14:08