Publikohet foto, Tayna shijon plazhet e Amerikës me deputetin shqiptar (FOTO LAJM)

Tayna është bërë shpeshherë objekt diskutimi për sa i përket udhëtimeve të saj në Amerikë, e për më tepër në kohë pandemie.

Edhe aktualisht ajo po qëndron në Amerikë teksa po shpërndan imazhe të ndryshme nga vendet që po i viziton.

Së fundmi ajo ndau një foto në plazh ku vërehet që është nën shoqërinë e deputetit Daut Haradinaj bashkë me bashkëshorten e tij, Lola Haradinaj.

Duke qenë nën ritmet e këngës “Qe qe” duket se ata po kalojnë momente të bukura së bashku.


Shtuar 29.08.2020 09:57